Qendrim domethënë të vendosesh dhe të mas kthehesh më nga fjala e dhënë. Të jesh besnik i
besëlidhjes dhe të mos tërhiqesh më prej saj. Qëndrimi është një nga kondidat kryesore për
ndjekësin e Bektashizmës. Pa atë s’mund të përparojë.

Besniku bektashi është i porositur rigorozisht që ju vetëm të qëndrojë në besëlidhjen e dhënë,
por edhe në jetën praktike, në tregëti e në çdo rast. Edhe në premtimin që i jep shokut duhet të
qëndrojë besnik i fjalës dhe të mug t’a kthejë. Të kthyerit e fjalës në jetën praktike është turp
dhe në fe është mëkatë e madhe.

Bazën e qëndrimi Bektashizma e ka marrë nga porositë e shumta të Kuranit, i cili urdhëron
gjithnjë qëndrimin.

“Po! Zoti dashuron të gjithë ata që qëndrojnë në fjalën e dhënë dhe luftojnë me drejtësi për
Hirin e Zotit.”
(4:75)

“Kujtdo, që kthen besëlidhjen, dënimi i Zotit i kthehet në kokën e tij. Dhe kushdo që qëndron
me vendosmëri në këtë besëlidhje do të shpërblehet më së miri.”
(48:10)

“O ju besimtarë! Qëndroni në fjalën t’uaj për lidhjet tregëtare që keni bërë...” (5:1)

Këto dhe të tjera urdhëra të Kuranit kanë nxitur gjithë udhërrëfenjësit bektashinj të kenë
kujdes dhe të porositin njekësit e tyre që të jenë besnikë në fjalët e premtuara uhe të
qëndrojnë në besëlidhjen e dhënë.

Edhe vjershëtoret bektashinj, në anën tjetër, këshillojnë dhe nxitin gjithnjë besëlidhjen e
dhënë. Mbi këtë pikë, ja se ç’thotë një poet bektashi, Gjcvheriu:

“Edhe sikur mua të më heqin zvarrë dhe të më shpien në litar, unë s'kthehem nga fjala e dhënë!
Kur të më thonë mua hiq dorë nga i Dashuri Im (Zoti) dhe sikur t’a zëmë, të dua unë, përsëri
zemra s’më lejon kurrë që të bëj një gjë të tillë.”

Prandaj ndjekësit bektashinj, edhe sikur t’u premtojnë të mirat e bates, qoftë edhe Parajsën
vetë, ata nuk pranojnë të trathëtojnë, po qëndrojnë kurdoherë besnikë në premtimet e tyre.

Ka raste që Bektashinjtë jetën e tyre e kanë dhënë, por fjalën dhe besën s’e kanë kthyer. Si
shëmbëll është ndodhia në kohën e Muhmudit të Dytë, në të cilen me qindra klerikë u-
masakruan, por premtimin s'e kthyen. Ata shkuan të gjithë dëshmorë, duke dhënë jetën me
këto fjalë në gojë:

Koka jepet, fjala s’kthehet!”