Shahu im edhe dëfrimi ësht' Ay Aliu i Math,
Drit'e syvet dhe besimi ësht' Ay Aliu i Math

Rugn'e drejtë na tregoi errësirën na largoi,
Mbret'i botvet dhe gëzimi ësht'  Ay Aliu i Math.

Me të drejtë Muhammed ësht'qytet'i dijenis,
Port'e Tij dhe njohunimi ësht?Ay Aliu i Math.

Vërtet është Muhammed i dashuar'i Perëndis,
Por Luani edhe trimi ësht' Ay Aliu i Math.

Per të gjithë Muhammedi udhrëfenjs' i njerëzis
Udhëheqsi, frymezimi ësht' Ay Aliu i Math.

Ç'far' përmbajn' librat e shënjta t'Aitij Zotit, Përendis,
Thelb'i tyre dhe shpjegimi esht' Ay Aliu i Math.

Çdo njeri mban mik për kokë, për rast'e vështirësis,
Krah për mua, piksynimi ësht'Ay Aliu i Math.

Qysh do këtë frik' Resmiu nga ai zogu verbërisë
Kur që mbrojtja, sigurimi ësht' Ay Aliu i Math.

Kjo vjershë s'ka nevojë për shpjegime.

-Ali Resmi Baba-
(Është nga Baballarët e njohur Bektashinj të shekullit të XIX-të. Ka lerë në Gjirit)
Me myhyr të Nubevvetit
Dhe me shpat' të Velajetit
Me nam të Sheppir Shepperit
Erdhi Zati Paq Hunqar.

Me urtësin'e Hasanit
Me xhemal t'Imam Hysejnit,
Me ibadet e Zejnelit,
Erdhi Zati Paq Hunqar.

Si Bakiri u-dëftua,
Si Xhaferi u-lëvdua
Me Qemal u-lartësua
Erdhi Zati Paq Hunqar.

Gazebn'e la si Qazimi,
Ali Riza Desti gjiri,
Ehli Bejtit kuri thirri,
Erdhi Zati Paq Hunqar.

Xhumerd si Teki Xhevadi
Ali Neki Zat Paqi,
Asqeri tregoi sifati,
Erdhi Zati Paq Hunqar.

Medhi'i Sahib Zemani
Është Vet' Ay Sulltan,
Me ashk thirr, Abidin! Aman!
Erdhi Zati Paq Hunqar.

-Baba Abidin Leskoviku-
(Është nga vjershëtorët Bektashinj të shekullit të XIX-të)
Qe dervish u-bëre, o zëmër! Kujtove,
Po kjo ka mundime, mos dil nga Hiria.
Besën për të dhënë, tin e Dar qëndrove,
Lutju, pra, ti Zotit, mos dil nga Hiria.

The: "Zoti i Vetëm" tuke e kënduar,
Buk?rin udhrëfenjsit, tuke i a shikuar,
Sekret'e Mejdanit, po e ke kuptuar,
Ti përule vehten, mos dil nga Hiria.

Muhammed-Aliu Sherjat Tarikati,
Këtyre nga shpirti u sill salavat ti,
At' Haxhi Bektashin dije Hakikat ti,
Mos zbulo sekretin, mos dil nga Hiria.

Mahzuni! Sekretin, sërr'e Zotit dije,
Ky ësht' det'i thellë, mblidhe mënden flije,
Rug'n e Udhrëfenjsit, dhurat Zoti kije
Falja jetën fare, mos dil nga Hiria.

-Muharem Mahzuni Babai-
(Është një nga udhërrëfenjësit e mbëdhenj Bektashinj të shekullit të XIX-të. Është Shqiptar
nga qyteti Gjirokastrës.)


Aman! Ja Ali!