"Ruhi! Këtë pik theksoje
Që ka ardhur nga Aliu,
Dorn' e Pirit ti pushtoje
Tek Haxhi Bektash
Veliu."

-Selim Ruhi Baba
Bektashizma e mori këtë emër pse, si institucion fetar, u organizua nga i shënjti
Hunqar Haxhi Bektash Veliu. Shënjtëria e Tij është nga Persia dhe lindi në qytetin
Nishapur, që ndodhet në rrethet e Khorasanit, në vitin 1248 pas Krishtit.

Zbret nga një familje e madhe prej fisit Profetik, prandaj mori titullin
Sejjid. Fisi i tij
lidhet në këtë menyrë: Haxhi Bektash është i biri i Ibrahimit të dytë. Ibrahimi është i
biri i Sejjid Musait. I biri i Sejjid Hasanit, i biri i Sejjid Ibrahimit, i biri i Sejjid Mehdiut, i
biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit, i biri Ibrahim Muqerrem Muxhabit, i biri i
Imam Musa el-Qazim, që (siç dihet) është nga të dymbëdhjetë Imamët dhe zbret nga
familja Profetike.

I ati i Haxhi Bektashit ishte sunduës dhe gorvornetor i  fisevet të atjeshëm dhe
zotëronte një vend mjaft të gjerë.

E ëma e tij ishte zonja Hateme, e bija e një familjeje të degjuar të Nishapurit. I ati i saj,
Ahmed Efendiu, ka qënë një nga dijetarët e vendit.

Haxhi Bektash Veliu, qysh ne moshën e vegjëlisë, shquhej me cilësi të rralla
foshnjore. Qysh në këtë moshë filloi studimet e tij në shkollat e Persisë. Shquhej mbi
të gjithë per zotësi, urtësi, zgjuarësi dhe sjellje të mira. Kurrë nuk i kishte mërzitur
shokët. Dhe kur bënin ndonjë gabim i falte dhe i këshillonte. Nuk i a hidhte në sy
kurrë të metën e tjetrit, por me të gjithë shkonte mirë, aq sa e donin që të gjithë. Kudo
fitonte simpathinë e të gjithëve.

Në këtë menyrë vazhdoi mësimet dhe, kur u-rrit, u-diplomua nga të gjitha shkollat
civile të kohës.

Në moshën e pjekurisë filloi mësimet mistike prej të madhit Lokman Perende, një nga
mistikët e mëdhenj të atij vendi. I u-vu me gjithë mënd kesaj dege dhe korri suksese
morale të mëdha.

I frymëzuar nga këto parime, u-mënjanua nga bota fare dhe i u kushtua idealit të tij
mistik.

Kur ndroi jetë i ati, të gjithë e shtrënguan t'a vinin në këmbën e tij që të sundonte
vendin, por Haxhi Bektashi nuk e pranoi me asnjë menyrë. Vijonte gjithnjë rrugën e
tij, rrugën e përsosmërisë dhe i shërbente kurdoherë këtij ideali.

Në fund u-inspirua prej të shënjtit udhërrëfenjës të mbaruar, Hoxha Ahmed Jeseviut,
që të shkonte në vendin e quajtur "
Bilâd-i Rûm" (Anatoli) si misionar dhe të përhapte
atje idealin mistik.

Haxhi Bektashi s'e beri dy urdhërin dhe menjëherë upregatit për të shkuar. Para se
të shkonte atje, vate vizitoi turbenë e të Madhit Ali në qytetin Nexhefit të Irakut. Atje
qëndroi dyzet ditë me radhë, duke bërë lutje.

Në hënën e caktuar (
Dhû'l Hixha) shkoi në Mekë për të kryer urdhërin e Pelegrinazhit
Islam dhe mori titullin Haxhi, të cilin e gëzon edhe sot e gjithë ditën.

Më vonë vizitoi edhe muzeleumin e Profetit Muhammed (
eleji Selavatullahi ve Selim!)
në Medine, ku qëndroi edhe atje dyzet ditë duke bërë lutje. Pastaj vizitoi Palestinën,
Damaskun dhe shumë vende të tjera të shënjta. Atje vizitoi edhe mezaret e të gjithë
Profetëvet dhe shenjtorevet me radhë.

Në fund, më 1281, arriti në vendin e porositur Suluxha Karahujuk (Anatoli), ku
u-takua me shumë mistikë të tjerë. Në fillim gjeti shumë kundërshtime, por Haxhi
Bektashi, me zotësinë e tij dhe me fjalët e tija të larta e të dokumentuara mirë, i bindi
ata dhe që të gjithë i u përunjën pa asnjë kundërshtim.

Atëhere themeloi atje Teqenë e parë Bektashiane në botë, më 1282, e cila mori famë
me vonë dhe u-bë qendra e përgjithëshme bektashiane. Haxhi Bektashi organizoi
atje ceremonitë bektashiane dhe, nga koha në kobe, me qindra njerëz e vizitonin dhe
mermin dorë prej tij.

Dita ditës shumoheshin anëtarët spiritualë aq sa Bektashizma u-përhap kudo dhe
u-dëgjua në të gjitha viset e Anatolisë. Si u-përhap në të gjithë Turqinë, Hunqar
Haxhi Bektashi dërgoi misionarë edhe jashtë, kështu që Bektashizma u-zgjerua dhe
u-përhap në të gjitha viset Myslimane t'asaj kohe, si në Arabi, Persi, Ballkan, etj., me
një kler të shumtë dhe me anëtarë në miliona vetë.

Hunqar Haxhi Bektashi, si i shërbeu me sukses idealit të tij, Bektashizmës,
mbindriçoi gjithë botën me parimet e saja. Dhe më 1341, në moshën 93 vjeçare, ndroi
jetë dhe u-varros me nderime të mëdha në vendin e Teqesë, një turbe të madhe e të
bukur, e cila edhe sot e gjithë ditën është një vend vizite për gjithë botën.

Per famën e tij, e gjithë ajo krahinë mori emrin e tij dhe po e trashëgon edhe sot e
kësaj dite.

Hunqar Haxhi Bektashi, përveç dritës së Bektashizmës, që i ka bërë shërbime të
mëdha gjithë botës mbarë, na ka lënë dhe dy libra të shtypura tani në, kohët e fundit
në Turqi. Njera ka titullin "
Mekâlat-î Haxhi Bektash" (Frazat e Haxhi Bektashit) dhe
tjetra "
Favâ'id ul-Fukarâ" (Dobitë e Varfavet).

Tani së afërmi na ra në dorë libra "
Favâ'id ul-Fukarâ", prej së cilës më poshtë, në një
kaptinë të veçantë, përkthejmë disa pjesë prej saj, që të përfitojnë edhe Shqiptarët
dhe të kenë një ide nga përmbajtja e saj.

Perveç këtyre vepravet, Hunqar Haxhi Bektashi ka folur edhe shumë vjersha mistike,
të cilat këndohen me melodi nëpër
muhabetet e Teqevet. Disa nga këto vjersha, të
perkthyera shqip, përmbahen në pjesën e këtij libri ku bëhet fjalë mbi letraturën
bektashiane.

Haxhi Bektashi ka lënë edhe shumë fjalë të larta, njera nga të cilat është edhe ajo që i
ka thënë mbretit Orhan të Turqise:

Po të jesh shpirtërisht me mua,
je pranë meje edhe sikur të ndodhesh në Jemen.
Po të mos jesh shpirtërisht me mua,
je në Jemen edhe sikur te ndodhesh pranë meje!

Zoti na pajistë me dritën e Tij ! Amin !

                                                                                                                          -
Baba Rexhebi