Cilësitë e Ndjekësit
Ndjekësi bektashi, për t'i a mbrrijtur qellimit të
përsosmërisë, duhet të pajiset me disa cilësi.
Njera nga këto cilësi, se cilës i ka dhënë rëndësi
Hunqar Haxhi Bektash Veliu, është pozita apo
qëndrimi midis udhërrëfenjësit dhe ndjekësit të
rrugës. Kësaj pike libra "Velajetname"
(Shënjtërimore) i ka dhënë rëndësi të madhe
dhe e shpjegon kështu:

Hunqar Haxhi Bektash Veliu ka urdhëruar, në
bazë të dogmës dhe amanetit të mjeshtrit të
Tij, Hoxha Ahmed Jeseviut, që çdo ndjekës
duhet të rrënjosi në zemrën e tij një besim të
plotë kundrejt udhërrëfenjësit dhe bindje ndaj
tij.
Në bazë të ketij parimi, ndjekësit e kësaj rruge, që të përfitojnë moralisht prej
Bektashizmës, duhet të konformohen me këto pika :

1)Ndjekësi duhet të këtë lidhje tek udhërrëfenjësi, aq sa të mos çmoje tjetër
njeri më të cilësuar nga ai dhe të mos preferojë gjë tjetër veç atij. Në qoftë se
udhërrëfenjësi ndron jetë, po me atë bindje lypset të lidhet me një
udhërrëfenjës tjetër të mbaruar (
Myrshidi Qamil).

(Me këtë rast duhet theksuar se udhërrëfenjës i vërtetë është ai që është i
përsosur dhe i cilësuar siç duhet, konform përkufizimit që i bën ligji
bektashian. Me një fjalë, lypset të jetë njëri i vërtetë dhe burrë i shkëlqyer dhe
i pajisur me të gjitha meritat. Po nuk është i kualifikuar në këtë menyrë, posti i
tij, simbas rregullit bektashian, është haram, i ndaluar).

2) Ndjekësi kur është pranë udhërrëfenjësit duhet të qëndrojë shumë i
kujdesur dhe nga fjalët e udhërrëfenjësit të kuptoje mirë aluzionet e fjalëvet se
ç’qëllim kanë dhe ku synojnë. Ai që nuk i degjon këto fjalë me veshin e zemres
dhe nuk kryen detyrat që i ngarkohen nuk përfiton nga Bektashizma. Atij i
mbyllen portat e përparimit.

3) Është konditë e domosdoshme për ndjekësin që në fjalët e udhërrëfenjësit
dhe në urdhërat e tij të jetë besnik dhe t’i zbatojë. Pse çdo fjalë dhe urdhër i
udhërrëfenjësit është një Kapshatë Hirije (Riza lokmasi) për ‘të. Atë kapshatë
ndjekësi duhet t’a shkojë në bark, pa pikë dyshimi.

4) Ndjekësi të gjitha shërbimet e udhërrëfenjësit lypset t'i kryejë me dëshirë e
me zemër të plotë dhe sa më shpejt, që kështu të fitojë simpathinë, kënaqësinë
dhe hirin e tij, pse hiri dhe simpathia e tij është hiri dhe simpathia e Zotit (Hak
rizasi) .

5) Ndjekësi, kundrejt fjalës që i ka dhënë dhe premtimit që i ka bërë
udhërrëfenjësit, duhet të tregojë drejtësi të plotë dhe korrektesë. Përndryshe,
po të veprojë në menyrë të kundërtë, thyen zemrën e udhërrëfenjësit dhe
mund t'i hyjë dyshimi pastaj, i cili është i përbuzur pse errëson ndjekësin.

6) Ndjekësi duhet të jetë i bindur, korrekt dhe aq i vendosur kundrejt
udhërrëfenjësit sa, me asnjë farë shkaku, nuk lypset t'a thyejë besnikërinë
ndaj tij.

7) Ndjekësi duhet të jetë aq zemërbardhë dhe i lidhur tek udhërrëfenjësi sa të
jetë gati të sakrifikojë çdo gjë për ‘të, sikur të jetë rasti. Detyra e tij është
bindje dhe sakrificë, se vetëm me këtë menyrë i hapet gyri.

8) Ndjekësi sekretin e udhërrëfenjësit duhet t'a ruajë më fort se sekretin e
vet. As njerëzvet më intimë të tij nuk duhet t'u hapet asnjë thrrime, pse
zbulimi i sekretit është poshtërsi nga më të unjurat.

9) Ndjekësi këshillavet, porosivet dhe fjalëvet të udhërrëfenjësit duhet t'u
japij rëndësinë më të madhe dhe asgje prej tyre të mos lërë mbas doret.

10) Lidhja midis udhërrëfenjësit dhe ndjekësit është tamam një bashkim
shpirtëror. Ai që dëshiron t'i mbrrijë këtij ideali duhet të tregojë sakrificë, me
kokë, me shpirt dhe me çdo gje për këtë. Duhet mikun e udhërrëfenjësit t'a
këtë mik dhe armikun e tij armik. Të jetë gati të bëjë çdo sakrificë per 'te (siç
thamë) deri tek shpirti. Kur bije në një shtrëngesë, me çdo mjet lypset të
mundohet që t'a shpëtojë.