Ndjekësvet u bëhet fjalë gjithashtu edhe për bazat apo burimet e rrugës mistike.
Udhërrëfenjësit u japin shpjegime edhe mbi këto pika në këtë menyrë:

Themeli i Islamizmës janë Kurani i shënjtë dhe fjala e Profetit Muhammed (a.s.). Këto baza
shprehin qartë dhe me hollësi çdo çështje islamike.


















Kjo fjalë nuk ka kuptim që është trashëgimtari i mallit, apo i plaçkavet të Tija, par është
trashëgimtari i dijes, i njohurivet dhe i ndershmënis së Tij.

Në bazë të këtyre shprehjevet të hapëta e të shkoqura të Profetit, Aliu ishte Ai që zberthente
çdo problem dhe çdo filozofi të fesë islame. Asnjë njeri tjetër nuk mund t'a zbërthente
shkëncën fetare të Fesë Islame sa e zbërthente Aliu.

Pra, edhe i Madhi Ali, pas vdekjes së Profetit Muhammed (a.s.) hapi një shkollë (Medresenë e
parë islame në botë në Medine) dhe filloi t’u jepte mësime të gjithë atyre që dëshironin të
kuptonin hollësitë e filozofisë islame dhe të vërtetat e saja.

Passi ra dëshmor i Madhi Ali, kjo shkollë e vazhdoi funksionin e saj në kohën e Imam Zejnel
Abedinit dhe u-trashëgua dhe më pas nga Imam Muhammed Bakiri, deri tek Imam Sadiku e
më pas me radhë.

Te gjithë njerëzvet të mësuar, që shkonin me qindra nga vendet e ndryshme islame, kjo
shkollë u jepte dritë mbi të gjitha të vërtetat mistike të Islamizmës.

Kjo shkollë u mësonte gjithashtu kuptimet më të larta filozofike dhe i pajiste ndjekësit me
cilësi të shquara.

Sidomos Imam Xhafer Sadiku kishte stërvitur dhe specializuar më tepër se dyqind veta.

Këto të gjitha ishin njohuritë mistike, prej të cilavet përfituan të gjithë mistikët islamë dhe u-
trashëguan brez pas brezi, deri sa erdhën në doren e Piranëvet, deri tek Piri i ynë Hunqar
Haxhi Bekashi i shënjtë.

Kjo është, pra, arësyeja që Bektashinjtë dashurojnë Profetin Muhammed (a.s.), Alinë dhe
dymbëdhjetë Imamët dhe thonë që kjo është rruga e Muhammed Aliut.

Por atje ka edhe shumë shkëncë dhe
filozofi aq të hollë brenda, sa nuk round t’a
marrij vesh kushdo, perveç se
trashëgimtarët e dijenisë Profetike, Aliut të
Madh, për të Cilin Vetë Profeti ka thënë :
"Unë jam qyteti i dijes dhe Aliu është porta e
saj."

Pra, për të hyrë në kopshtin e njohurisë
Muhamedane duhet të shkojmë nga porta e
saj, që është i Madhi Ali. Këtë e ka shfaqur
haptazi Profeti Muhammed (a.s.) edhe me
fjalën e Tij :
“Aliu është trashegimtari im.”