Te përunjrit e Aliut
Lulet e Bektash Veliut
Njohuri kan' prej vetiut
Tufë lulesh Bektashinjtë
  
     
     -Turabi Ali Dede-
Bektashizma është dogma mistike islame që merret me përsosmëninë e njeriut. Është rruga që
e udhëheq ndjekësin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin.

Është ajo vijë vetmitare mistike (
shettar) që e mergon ndjekesin nga të gjitha shijat e kësaj bote
dhe e pajis me dashurinë e Zotit. Ndjekësi në këtë menyrë pastrohet nga "Ma sivaja" (nga çdo
gjë përveç Zotit) dhe, i dehur me dashurinë e Zotit, shkrihet fare (
fena fillah) në 'të dhe mbetet
tek Ai (
beka billah).

Bektashizma adhuron dhe respekton gjithë urdhëresat dhe veprimtaritë islame. Baza e saj
është Kurani dhe fjala e Profetit Muhammed (a.s.). Bektashizma adhuron Zotin e Madh dhe i
falet Atij, duke e njohur si Pushtetin e Plotfuqishëm, Krijuës të çdo gjëje.

Admiron Profetin Muhammed si ndriçuës botnor i dritës islame dhe i kushton një respekt të
madh të Madhit Ali, i cili - i frymëzuar nga Profeti Muhammed (a.s.) me frymën mistike islame -
është Ai që e paj isi botën islame, për herë të parë, me njohuritë dhe dritën mistike, sa u-mburr
dhe uquajt nga të gjithe mistiket islame
Shah-i Evlija, që do të thotë "Mbreti i Shenjtorevet".

Ky frymëzim rrodhi në këtë menyrë: Një ditë i Madhi Ali i tha Profetit Muhammed (a.s.):

"O Profet i Zotit ! Lutem më tregoni rrugën më të afërt tek Zoti, më të mirën ndaj Tij, dhe më të
lehtën për popullin."

Është ajo që u-përfitua prej Profecisë, i dashuri im, i u përgjegj Profeti.

"Por cila është ajo?" pyeti përsëri Aliu.
Vazhdimi i përmëndjes në vetmi dhe kudo që të ndodhesh, i u përgjegj Profeti i Madh
Muhammed (a.s.).
"Por qysh t'a përmëndim Zotin?" pyeti përsëri i Madhi Ali.

Atëhere Profeti i Madh qëndroi përpara Aliut, i dha urdhër të mbyllte sytë, të afronte veshin dhe
të dëgjonte. Në ate rast Profeti shqiptoi tri herë frazën e Njëtimit, që është, "S'ka Zot tjetër veç
Zotit të Madh!"

Si mbaroi kjo, i dha urdhër Aliut t'a shqiptonte edhe Ai këtë frazë.

Aliu i dëgjoi këto dhe, simbas urdhërit, e shqiptoi edhe Ai tri herë këtë frazë: "S'ka Zot tjetër veç
Zotit të Madh!"

Si mbaroi kjo ceremoni, Aliut i u hapën misteret e fshehta të botës shpirtërore dhe i u frymëzua
përsosmëria.

I Madhi Ali këtë dritë hyjnore u a la trashëgim fëmijës Profetike, Imamëvet me radhë, gjë e cila
u-trashëgua bres pas brezit nder 'ta, deri sa erdhi tek Piri i ynë Hunqar Haxhi Bektash Veliu i
shënjtë.

Ky është, pra, kuptimi dhe rëndësia që i japin Bektashinjtë fjalëvet: Allah, Muhammed, Ali, të
cilat janë interpretuar keq nga të gjithë ata që mundohen dhe duan t'a luftojnë e t'a përçmojne
parimin bektashian.

Përveç detyravet dhe normavet të përgjithëshme fetare islame, Bektashizma ka si
evrad
(zakon) dhe dy lutje të veçanta, njerën në mëngjes kur agon dita, dhe tjetrën në mbrëmje kur
perëndon dielli. Në këto i lutet Zotit për mbarëvajtjen dhe përparimin e gjithë njerëzimit.

Përveç agjërimit të përgjithëshëm islam, Bektashizma bën edhe agjërimin përkujtimor të
Matemit (zisë), që është zija e Qerbelasë. Në këto ditë përkujton të gjithë dëshmorët e
Qerbelasë, me Hysejnin e Madh në krye, të cilët ranë dëshmorë në fushën e nderit, duke qënë
të etuar e të djegur për një pikë ujë në vapën e Gushtit.

Këtë nuk e bëjnë vetëm Bektashinjtë, por e gjithë bota islame, sidomos të gjitha rrugët mistike
e çmojnë dhe e përkujtojnë këtë sakrificë dhe, per nder të dëshmorëve të Qerbelasë, për dhjetë
ditë me radhe nuk pijnë ujë.

Shtojmë këtu se një gjë e tillë nuk është nje urdhënesë fetare, por një dëshirë fakultative, e
vënë në zbatim vullnetarisht nga të gjithë. Perveç këtyre, Bektashizma feston dhe ditëlindjen e
të Madhit Ali, për t'a nderuar si frymëzuësin e parë të dogmës islame.

Ceremonitë bektashiane bëhen të gjitha para publikut, përveç ceremonivet të dorëzimevet dhe
të lutjevet të posaçme, në të cilat marrin pjesë vetëm ata që janë anëtarë spiritualë, domethënë
muhibë.

Ky është një rregull i përgjithëshëm i misticizmës, e cila i rezervon hollësitë e saja nga ata që
s'kanë pjekurinë e duhur dhe nuk i quan të aftë per t'i kuptuar këto hollësi. Këtë e tregon vetë
fjala misticizmë, e cila vjen nga rrënja greke "
mistikos", qe domethënë sekret.