Shqiptarët u përkasin tre feve univerzale:  muslimane, ortodokse dhe
katolike. Muslimanët në Shqipëri dhe Kosovë dhe një pjesë prej
muslimaneve në Maqedoni u përkasin komunitetit bektashian, ndërsa
pjesa tjetër janë muslimanë sunitë të meshabit hanifi. Qarqe të shumta
jo shqiptare në Ballkan përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi siç
ishte rasti me Kosovën dhe për barazi siç ishte në Maqedoni ua
atribuojnë objektiva të lidhura me fundamentalizimin musliman. Po
bëhen përpjekje që këto përpjekje të karakterizohen si pjesë e
fundementalizimit terroristë të AI-Kajdës.

Shqiptarët ku do që të jetojnë sidomos ata me fe muslimane
pavarësisht nga kjo a janë suni ose bektashi mjaft me sukses u
kundërvihen këtyre akuzave me veprimin e tyre tolerant duke i
respektuar mësimet hyjnore të librit të shenjtë treguan se mund të
bashkëjetojnë me popujt e tjera pa dallim feje ose kombi. Si
përfaqesues i komunitetit Bektashian në Maqedoni, duke iu referuar
parimeve të misticizmes bekteshiane dhe duke u bazuar në rëndësinë
e pastërtisë shpirtërore, që është fundament i bekteshizmit mund të
them se gjatë historisë par edhe tani, bektashizmi ka qenë ure e
qendërueshme dhe me rol historik per marradhënie midis
komuniteteve fetare. Shqiptarët bektashiane kanë shërbyer si urë
miqesie dhe njohjeje të ndërsjellëtë midis komunitetit musliman dhe aitj
të krishterë.

Faktori fetar është i pranishëm dhe mjaft i ndjeshëm po thuaj në çdo
ngjarje dhe akt të histories - ku si motiv a përkatësi fetare, ku më e
keqja si identifikim i kombësisë me fenë. Tek shqiptarët në parim, fetë
dhe ideologjia e tyre, dogmatika dhe praktika, nuk iu drejtuan kauzës
kombëtare si qëllim i vetëm siç u bë kjo me ortodoksinë së Greqi dhe
Sërbi dhe në shumë raste të tjera në Ballkan ose me islamin ne vendet
arabe. Gjatë historisë së popullit tonë si reflektim të kataklizmave
politike me ndihmën e feve shqiptarët arriten të ruajnë identietin e vet
dhe njëkohësisht të ruhen nga rreziqet që rrjedhin nga përkatësia tyre
në fe të ndryshme.

Ajo pjese që i përket fesë ortodokse përmes klirit ortodoks grek pa
mëshirë asimilohej nga komuniteti grek. Dihet nga hisotria se leverditë
ekonomike e tërheqnin një pjesë prej shqiptare tek komuniteti grek. Në
Maqedoni komuniteti ortodoks shqiptar si rezultat i politikës së shtetit
dhe klerit maqedonës u aismilua nga etnosi maqedones. I tille ishte
edhe fati i shqiptarëve muslimanë në Kosovë dhe Sanxhak në Sërbi,
cilën nën presionin e Shkupit mernin përkatësi kombëtare tirke, që të
emigronin me lehtë në Turqi.

Në kundërshtim të plotë të këtyre veçorive, që rrjedhin nga fetë e
ndryshme në kuadrin e një etnosi, komuniteti bektashian e organizuar
prëmes kryegjyshatëve gjithnjë ka qenë me karakter opozitar. Kjo
veçori e bektashizimit çoi në afrimimin e tij si reaksion të person it,
ndërsa ndërgjegja kombëtare ushqente tolerancën fetare, e cila mund
të shërbëjë si shembull. Prandaj lëvizjet e ndryshme kombëtare ne
periudhën e Rilindjes Kombëtare u mbështetën në parimin atdhetar -
feja e shqiptarit është Shqiptaria. Pikërisht ky parim luajti rol ven dimtar
për ndërtimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Ai u ngrit në
momentet kulminante të Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe ishte
element shumë i rëndësishëm i saj. Në aktivitetin e tij për pavarësi të
Kosovës kleriku Dom Lush Gjergji mbështetej pikërisht në parimin e
Lëvizjes sonë Kombëtare se "feja jonë është Shqiptaria."

Shqiptarët janë mjaft të ndërgjegjësur, që të mbytin që në embrion çdo
shfaqje të klerikalizmit, çdo keqpërdorim fetar në emër të kauzës
kombëtare. Mendoj se ky është rasti t’u them të gjitha fqinjëve tanë tëre
bates. Mos luani me ndjenjet fetare të shqiptarëve, përpiquni t'i kuptoni
dhe i pranoni të tille siç janë. Kërkesat e shqiptarëve per t'u trajtuar si
popujt e tjerë të Evropës janë bindëse, transparente, tepër të sinqerta
sepse janë të drejta dhe të ligjshme. Mos i shikoni ato përmes syzave
të erreta të fesë. Shqiptarët me tolerancën e tyre fetare mund të jenë
model per tërë Evropën. .


Tahir Baba: Bektashizmi - urë midis
komuniteteve fetare