Bektashizmi filloi të perhapet në Shqiperi pas zaptimit te saj nga sulltanet otomanë. Me gjithë këtë, në
Shqiperisi ' si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit - Bektashizmi nuk u-përhap menjëherë, por
dalngadalë me durim dhe urtësi. Një nga pengesat me të mëdha ishte çështja e gjuhës. Misionarët
bektashinj ishin Turq dhe Persianë dhe nuk dinin gjuhë tjetër perveç gjuhëve të tyre.

Këta misionarë u-dërguan në Shqiperi dhe në vende të tjera të Ballkanit, për herën e parë, nga qendra e
madhe bektashiane e Dimotekës. Punuan me takt dhe zgjuarsi dhe keshtu mundën të zinin vend në
Shqipëri. Me gjithë këtë, në fillim ndeshën në pengesa të shumta dhe pësuan persekutime. Ndër 'ta ranë
edhe disa dëshmorë, si Pir Sulltan Abdalli i Kosovës dhe Shah Kalenderi i Elbasanit.
Misionarët bektashuij u-dërguan në snqiperi në grupe të vogëla, të përbëra nga tre veta: një Baba dhe dy
Dervlshe. Nuërmjet misionarëve të parë që u-dërguan në Shqipëri, ishin Baba Ali Horasani në Krujë;
Dylgjer Hysejni në Elbasan; Baba Arshiu në Gjirokastrë dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në
Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV.

Këta misionarë punuan pa rreshtur për të hedhur themelet e Bektashizmit në Shqipëri si edhe në vende
të tjera të Ballkanit, por nuk munden dot të ngrehnin Teqe. Ai që i a arriti më në fund qëllimit ishte
Durballi Sulltani, i cili mundi të ngrehë Teqenë e madhe në Thesali të Greqisë. Kjo Teqe ndihmoi shumë
për përhapjen e Bektashizmit në pjesën jugore te Maqedhonisë dhe në Gjirit, ku më vonë u-ngreh një
Teqe e madhe, e kryesuar nga Resmi Babaj. Pas kësaj u-ngrehën Teqeja e Kerçovës, e Tetovës, e
Prizrenit dhe e Gjakovës.

Në shekullin e 17-të u-ngreh në Gjirokastrë e para Teqe bektashiane. Kjo Teqe u-themelua nga Asim
Babaj. Pak më vonë u-ngreh në Krujë Teqeja e famëshme e Shemini Babaj, i cili luajti një rol me rëndësi
në përhapjen e Bektashizmit. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babaj themeloi Teqenë me rëndësi të
Elbasanit. Në të njëjtë kohë u-hap Teqeja e Kosturit, ndënë kryesinë e Rustem Babajt. Pastaj u-hapën
Teqeja e Melçanit, në Korçë; Teqeja e Kuçit, në Devoll; Teqeja e Prishtës, në Skrapar; Teqeja e Baba
Hajdërit, në Gjirokastër; Teqeja e Koshtanit; Teqeja e Gllavës, e të tjera. Një tjetër Teqe me rëndësi të
madhe ishte ajo e Frasherit, e kryesuar nga Nasib Tahir Babaj.

Me gjithë këto, edhe Bektashizmi në Shqipëri nuk i shpëtoi dot zëmërimit të Sulltan Mahmudit.
Ndërmjet veprimeve të tjera të këqija, emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën Teqene e Baba Alikos në
Berat, se bashku më një biblioteke të çmueshme që kishte. Djegia e kësaj Teqeje, sidomos e bibliotekës së
saj, ishte një humbje e madhe për Bektashizmin. Në këtë biblioteke ndodheshin shumë vepra të vjetra të
vlefshme, sidomos dorëshkrime në arabisht dhe persisht mbi filozofinë dhe misticizmën bektashiane.
Emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën njëkohësisht edhe Teqenë e Qoprilisë në Manastir dhe atë të
Melçanit ne Korçë.

Grushti i Sulltan Mahmudit kundër Bektashizmit ne Shqipëri ishte i rëndë, por edhe dëshira e
Shqiptarëvet, për t'a mbajtur gjallë Bektashizmin, ishte e fortë. Kjo dëshirë bëri të mundur që
Bektashizmi të qëndrojë më këmbë dhe të lulëzojë në Shqipëri, më gjithë se më vonë u-luftua përsëri nga
sunduesit otomanë. Dhe ishte për hir të kësaj dëshire që numri i Teqevet, të mëdha e të vogla, arriti në
Shqipëri në 53, më 1938.

Por Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga
Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nendor 1925, në haze të të
cilit u-mbyllën të gjitha Teqete dhe Zavijetë bektashiane në Turqi. Në këtë menyrë, Shqipëria u-bë Selia
e Përgjithëshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u-vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi
Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja në Tirane më 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e
Korçës.

Nuk dihet më siguri se sa është numri i Bektashinjvet në vende të ndryshme të botës, por besohet se
arrin në nja 7,000,000 veta, shumica e të cilëvet jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën
Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin nja 200,000 Bektashinj para vitit 1938,
domethënë njëzet për qind i numrit të përgjithëshëm të popullsisë s?asikohe.

Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në vepren e tij Historia e Përgjithëshme e
Bektashinjvet, botuar në Tirane më 1929, shkruan se:

"Para shkatërrimit te Jeniçerëvet dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika
te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i Bektashinjvet asikohe ishte 7,370,000: 100,000 në
Shqipëri, 120,000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedhoni dhe vise
të tjera të Ballkanit."

Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u-mbajt në Teqene
e Turanit, afër Korçës, në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvënd, në
të cilin muarën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u-hartua dhe u-aprovua
Rregullorja e Bektashinjvet Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore - e cila u-aprovua nga Parlamenti
Shqiptar, - Shqipëria u-nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçe, Frasher dhe Gjirokastër.
Pranë Kryeqendrës Bektashiane në Tiranë u-krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë
nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë
Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Keshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe
Këshilli i Shenjtë me çështje fetare.

Bektashizmi, me gjithë se është një sekt i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe
më vete. Kjo rridhte për arësye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj
elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. E përkohëshmja Albania e Faik Konitzës botonte pothuaj
gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim:

"Grupi i bashkëpunëtorëve të revistes s'one përbëhet nga Muslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe
Bektashinj."

Bile kjo gjë u-muar parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes më 1920 që formoi Këshillin e Naltë
të Shtetit Shqiptar, i përbërë nga katër veta: një Sunni, një Orthodhoks, një Katolik dhe një Bektashi.
Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.